Në një intervistë për gazetëm ”Dielli”, princi shqiptar Leka i Dytë ka propozuar bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka thënë se bashkimi kombëtar do të ishte ideal për Kosovën dhe Shqipërinë, transmeton gazetametro.net
Leka i Dytë thotë se pas bashkimit vendi duhet të ketë një monark, gjithashtu. Ai tha se Shqipëria e Madhe duhet të jetë një monarki kushtetuese.
Princi shqiptar tha se kjo do të sillte një stabilitet më të madh politik sesa sistemi politik aktual. Për ta përforcuar këtë, ai përmendi si shembull Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkitë e tjera evropiane.
Kur u pyet nëse do të dëshironte të ishte mbret i një Kosove dhe Shqipërie të Bashkuar, ai tha se Familja Mbretërore gjithmonë do ta respektojë vullnetin e popullit dhe se kjo do të ishte një nder i madh për të. /gazetametro.net