Loading…
Prindërit e Melania Trump bëhen shtetas amerikanë
  • 10/08/2018 | 23:24

...

Këtë javë prindërit e Zonjës së Parë amerikane Melania Trump u betuan si qytetarë të Shteteve të Bashkuara, duke përfituar nga politikat e imigracionit të bazuar tek familja, të cilën Presidenti Donald Trump e ka kritikuar.


Gazeta New York Times, duke cituar avokatin e imigracionit të Viktor dhe Amalija Knavs, tha se çifti slloven e fitoi nënshtetësinë përmes programit që u mundëson shtetasve amerikanë, në këtë rast vajzës së tyre, të sponsorizojnë të afërm për të marrë shtetësi.

Programi i imigracionit bazuar tek familja, në fuqi që prej vitit 1965, i jep përparësi pranimit të imigrantëve më të afërm që jetojnë ndërkohë në Shtetet e Bashkuara. Sikurse mbajtësit e kartave të gjelbra amerikane pasi kalojnë procesin e natyralizimit ashtu edhe ata të lindur në SHBA, kanë të drejtë të sponsorizojnë për qëndrim prindërit, vëllezërit e motrat si dhe fëmijët e rritur të martuar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur kundër imigracionit bazuar tek familja, duke e quajtur atë “imigracion zinxhir”, që lejon terroristë të mundshëm të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje ndaj një sulmi terrorist në Neë York City më 31 tetor 2017, Trump shkruante: “imigracioni zinxhir duhet të përfundojë tani! Disa njerëz vijnë dhe sjellin gjithë familjen e tyre, të cilët mund të jenë me të vërtetë të këqij”.

Në janar, në fjalimin e parë vjetor të Presidentit Trump lidhur me gjendjen e vendit ai tha se “në javët e fundit, dy sulme terroriste në Nju Jork u mundësuan nga ata që kanë ardhur në SHBA me llotari dhe falë imigrimit zinxhir. Në epokën e terrorizmit, këto programe paraqesin rreziqe që ne nuk mund t’i përballojmë më”.

Ëildes i tha rrjetit televiziv ABC News të enjten se çifti Knavs u angazhua në “një udhëtim të mrekullueshëm sikurse kanë bërë shumica apo miliona njerëz për marrjen e shtetësisë dhe duke pritur periudhën e kërkuar … Aplikimi, procesi, intervista nuk ishte ndryshe nga ajo e kryer për çdokënd tjetër”, tha ai.

Çifti Knavs bëri betimin për marrjen e shtetësisë në një ndërtesë federale të enjten të ruajtur nga policia e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Viktor dhe Amalija Knavs e rritën vajzën e tyre Melania në qytetin Sevnicë, ndërsa Sllovenia ndodhej ende nën sundimin komunist. Viktori ishte një tregtar makinash ndërsa Amalija punonte në një fabrikë.

Melania Trump e ndryshoi mbiemrin e saj në Knauss kur nisi punë si modele. Ajo u njoh me Donald Trumpin në New York City në vitin 1998.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë