Loading…
Prishtina bëhet me muze të kukullave
  • 12/08/2017 | 10:28

...

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, duke u shprehur se shumë prej fëmijëve duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetin e Prishtinës dhe jo vetëm.

“Secili fëmijë i Prishtinës tonë dhe jo vetëm, pas themelimit të Teatrit të Kukullave në vitin 1986, duhet të ketë shijuar të paktën një nga dyzetë e pesë premierat e shfaqjeve për fëmijë dhe sigurisht duhet të ketë prenotuar biletën të paktën një herë për të ndërtuar historinë e bujshme të afro 650 mijë shikueseve, që teatri “Dodona” me dashamirësi i ka pritur përgjatë këtyre viteve”, ka shkruara drejtori i Kulturës Besart Vllahinja, duke dhënë kështu lajmin se janë duke projektuar hapjen e një muzeu në kuadër të teatrit, ku do te ekspozohen personazhet kukulla.

Vllahinja është shprehur se shumë prej fëmijëve, por edhe prej fëmijëve tashmë të rritur, sipas tij duhet të kenë nostalgjinë për personazhet kukulla me të cilët janë rritur. Ai gjithashtu tha se hapja e muzeut është projektuar në kuadër të teatrit me qëllim për të promovuar trashëgiminë e pasur të Teatrit të Kukullave.

“Në këtë kuptim, ndjekja e modeleve të suksesshme është vlerë e shtuar. Në qytetin e Bursës tashmë është realizuar muzeu i “teatrit të hijes”, njohur me emrin “Karagöz Müzesi”. Vizita në këtë muze është në kuadër të vizitës zyrtare e cila po zhvillohet në institucionet kulturore turke bashkë me Institutin Kulturor turk “Yunus Emre”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë