Loading…
Prishtina me 20 milionë më shumë buxhet, Lumir Abdixhiku merr meritat
  • 12/03/2018 | 17:33

...

Ligji për Prishtinën po vazhdon të qëndrojë në Komisionin për Administratë Publike, me ç’rast po merr ndryshimet e propozuara nga deputetët, e me këtë rast edhe po i shtohen miliona buxhetit.


Ka qenë deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ai që ka kumtuar që falë tij Prishtinës do t’i shtohen mbi 20 milionë euro buxhet për këtë mandat, shkruan gazetametro.net.

Sipas tij, ai kishte propozuar që të ndryshohet ligji ku parashihte se Prishtina do të marrë 4% të Grantit, ndërkohë që tani me ndryshim do të marrë 6%.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur të ju njoftoj se sot në Kuvend u mbështet amandamenti im bërë Ligjit të Kryeqytetit – me të cilin ndryshim Prishtina do t’i marrë 6% të grantit në vend të 4% sa parashihej fillimisht me ligj. Me këtë ndryshim buxhetit të Prishtinës do t’i shtohen edhe nga 4 milion euro tjera në vit – secilin vit – me mundësi rritjeje për aq sa rritet Buxheti i Kosovës. Për 4 vitet e ardhshme kjo shumë shtesë pritet të kalojë mbi 20 milionë euro. Me këto mjete mund të ndërtohen plot rrugë, çerdhe, shkolla apo edhe qendra mjekësore në Prishtinë”, ka thënë deputeti i LDK’së.

Ndërkohë, Abdixhiku ka vlerësuar se pavarësisht bindjeve politike, kryeqyteti mbetet i të gjithëve, duke justifikuar ‘ndihmën’ që dha për rritjen e buxhetit të Komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Ndryshe, Qeveria ka premtuar se Ligji për Prishtinën do të miratohet këtë vit, pasi ishte premtim elektoral i kryeministrit Ramush Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë