Loading…
Prishtinasi ia uron shokut martesën me para virtuale Bitcoin
  • 05/10/2017 | 15:50

...

Dhuratat e martesës mund të jenë të ndryshme, varësisht prej kreativitetit të personit që dëshiron ta gëzojë çiftin në ditën e tyre më të lumtur.


Jashtëzakonisht kreativ është treguar edhe një qytetar nga Prishtina, i cili ka vendosur që për martesën e një shoku të tij, dhuratën ta dërgojë në formë të kripto-valutës Bitcoin, transmeton Gazeta Metro.

“Dhurata të cilën e vendosa për dasmën tuaj është me Bitcoin. Kjo vlerë e Bitcoin mund të konvertohet në Cash”, thuhet në urimin e veçantë për këtë martesë.

Bitcoin është valutë virtuale që është rritur në vlerë jashtëzakonisht shumë. Përdorimi i saj është shtrirë edhe në Kosovë, ku tashmë kanë arritur automatet e para ku mund të qarkullohet me Bitcoin.

Vlera momentale e një valute bitcoin është 4310 dollarë amerikanë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë