Loading…
Prishtinë, dhunonte femrën dhe e mbante të mbyllur në banesë
  • 14/06/2018 | 16:14

...

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person i cili dyshohet për një rast dhunimi dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se personi i arrestuar dyshohet që me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ketë dhunuar dhe mbajtur të mbyllur një femër.

Personi i dyshuar ka mbajtur në një banesë viktimën me dhunë, saktësisht në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Pas një informate policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe ka arrestuar të dyshuarin “A. Mehmeti, 45 vjeç”, ku edhe ju është sekuestruar arma të cilin e mbante pa leje, të njejtit ju është sekuestruar edhe substancë narkotike (dyshuar kokainë).

Viktimës së rastit i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që personit të dyshuar pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon hetimin e të gjitha rrethanave të cilat e karakterizojnë rastin me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë