Loading…
Pritet lajmi i hidhur për Hasin
  • 24/09/2017 | 23:33

...

Besnik Hasi pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të Olympiakos, pas humbjes në derbin e kësaj fundjave kundër AEK’ut 2-3.

Skuadra e tij ishte në epërsi 0-2, por me dy gola të shënuar në 10 minutat e fundit të lojës, nikoqirvt e përmbysën rezultatin, transmeton gazetametro.net

Mediat greke shkruajnë se pasuesi i shqiptarit do të jetë Antonis Nikopolidis, por vetë Hasi tha se nuk brengoset për pozitën e tij.

“Nuk mendoj për të ardhmen time, por për atë të ekipit. E humbëm një lojë të cilën e kontrolluam, dhe kjo është me rëndësi”, tha Hasi në konferencë për media pas takimit.

Mirëpo, në Greqi aventura e gjakovarit te klubi nga Pireu konsiderohet e përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Hasi e morri drejtimin e Olympiakosit verën që shkoi, dhe e udhëhoqi këtë skuadër drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë