Loading…
Pritet që ekonomia ruse të shënojë rritje
  • 12/01/2017 | 10:40

...

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë Maksim Oreshki ka deklaruar se besimi i ndërmarrjeve ruse po shtohet dhe mjedisi i biznesit po përmirësohet ndjeshëm. Sipas tij, këtë vit pritet që ekonomia ruse të shënojë rritje.


Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody parashikon që pas dobësimit dy vjeçar të ekonomisë, GDP-ja në Rusi të rritet rreth 1 për qind.

Sipas analizës së Moody-t, megjithëse Rusia përballet me sanksionet e Perëndimit, ekonomia e saj ka prirje rritjeje. Ndërkohë rritja e çmimit të naftës ka ndikuar në uljen e presionit financiar të Rusisë. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë