Loading…
Prizreni ‘kundër fyerjes dhe padrejtësisë’ ndaj Haradinajt
  • Jan 11, 2017 | 16:40

...

Në vazhdën e protestave gjithpopullore që u mbajtën në Kosovë për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj  një e tillë u mbajt gjatë ditës së sotme edhe në qytetin e Prizrenit.


Protesta u mbajt me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë”, ku para të pranishmëve foli edhe deputeti I Nismës, Zafir Berisha. Ai tha se me çdo kusht do t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së dhe gjithçka që është arritur me luftë dhe sakrificë, transmeton gazetametro.net

“Vazhdimisht jemi mundu, jemi angazhu, që të ardhmen dhe perspektiven e këtij vendi ta ngrisim mbi vlerat e UÇK-së, mbi sakrificën dhe gjakun që u derdh për këtë vend. Mirëpo Serbia fashiste vazhdon të jetë Serbi e Millosheviqit dhe për fatin e keq me ndihem e disa pa kurrizorëve, vazhdon të jetë shtet armik i Kosovës dhe të mos e pranoj realitetin e krijuar nga lufta e lavdishme e UÇK-së. Për orë të tëra dje jemi mundu t’i bindim të gjithë, që mbi të gjitha është Kosova dhe UÇK, por ja që për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve të Kosovës, ka të tillë që më të rëndësishme i konsiderojnë bisedimet me Serbinë se vet Kosovën, në të cilën thirren dhe pretendojnë se e përfaqësojnë. Ne qytetarët e Kosovës jemi të vendosur që ajo që është arritur me luftë dhe sakrificë, të mbrohet me çdo kusht. Në asnjë mënyrë nuk jemi kundër miqve ndërkombëtar, në kët ë rast dhe Francës, mirëpo jemi për ta mbrojtur ADN-së e këtij vendi dhe ADN-ja e këtij vendi është UÇK”, tha ai.

Kurse, Kryetari i AAK-së në Prizren Lulëzim Kabashi tha se Ramush Haradinaj gjithmonë po goditet, në kohën kur Kosova i ka punët më së ngushti e më së keqi.

“Jemi në prag të nëntë vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në këtë rrugë të gjatë të shtet ndërtimit, nuk po arrijmë të tregojmë forcën tonë, për sovranitetin e shtetit. Lideri ynë dhe i Kosovës Ramush Haradinaj, po goditet çdo herë në kohën, kur Kosova i ka punët më së ngushti e më së keqi. Pse e godasin atë. Sepse është i vetmi i patejkalueshëm, kur është në pyetje mbrojtja e shtetit dhe atdheut. Sot edhe unë ashtu si ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, që po solidarizohemi si kurrë më parë me luftëtarin e pashoq z. Ramush Haradinaj.. Lufta e popullit shqiptar për liri pavarësi, sakrificat sublime për të realizuar vullnetin e dëshmorëve, që luftuan për lirinë e shtetit, po nëpërkëmbën pikërisht për shkak të politikës së mbrapsht të Qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai.

Përveç  Prizrenit protesta për Haradinajn pritën edhe  Gjilani, Peja, Mitrovica, Gjakova dhe Ferizaji./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë