Loading…
Probleme me mishrat e dhëmbëve, ja si të kujdeseni në mënyrë natyrale
  • 14/09/2018 | 16:10

...

Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme që të gjithë duhet të tregohemi shumë kujdes dhe ta marrim seriozisht këtë pjesë.


Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral.  Duke krijuar kujdes të pakët ndaj kujdesit të shëndetit oral, do fillojnë infeksionet së pari në mishrat e dhëmbëve më pas në qiellzën e gojës e duke kaluar në organet e brendshme.

Mishrat e dhëmbëve fillojnë me një skuqje e përfundojnë me shfaqjen e disa flluskave të vogla. Kjo bën  që të akumulohen baktere dhe këtu fillon pikërisht edhe problem më serioz me mishrat e dhëmbëve.

E gjithë kjo vjen si rrjedhojë e dëmtimit të kockave dhe indeve mbështetës të dhëmbëve, duke sjellë kështu edhe humbjen e dhëmbëve.

Shkaku kryesor i dëmtimit të mishrave të dhëmbëve lidhet me larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt. Tjetër faktor është përdorimi i çamçakëzit, i cili i dëmton ato pavarësisht sa shpesh i lani dhëmbët.

Ka shumë alternativa natyrale që kurojnë mishrat e infektuar të dhëmbëve. Por, këto metoda janë të efektshme vetëm kur gjendjen e mishrave të dhëmbëve keni arritur ta pikasni në kohë.

Por më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre.

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.

Aloe Vera është bima magjike që sjell përfitime të panumërta në shëndet. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar. Atë mund ta përdorni si pastë dhëmbësh ose thjesht të bëni gargarë me pak ujë dhe Aloe Vera.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë