Loading…
Problemi me energji Kosovë-Serbi tronditi gjithë Europën, një gjerman vjen ndërmjetësues
  • 08/03/2018 | 14:42

...

Për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës e Serbisë i gjithë rrjeti i energjisë elektrike të Europës ka pësuar humbje, pas së cilës fshihet një problem i madh politik. Tani në këtë çështje do të ndërmjetësojë një ish ministër gjerman, shkruan Frankfurter Allegmeine Zeitung (FAZ).


Ish Ministri i Ambientit, Klaus Toepfer (CDU) do të përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjen për energji ndërmjet Kosovës e Serbisë, që e ka shkaktuar problemin. Toepfer ka e ka konfirmuar për FAZ se në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë drejt dy vendeve, përcjellë GazetaMetro.net

Janë planifikuar bisedime me kryeministren serbe, Ana Brnabic dhe kryeministrinë e Kosovë, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se qëllimi i vizitës është të tërhiqet vëmendja për rëndësinë e kësaj çështjeje.

“Ku nuk është një problem anësor, por ka ndikim në rrjetet e energjisë në tërë Europën, sic edhe po e shohim tani”, ka thënë njeriu i cili deri në vitin 2006 kishte udhëhequr programin e Kombeve të Bashkuara për ambientin.

Vlerësohet se Kosova merr energji nga rrjeti europian, të cilën pastaj nuk e kompenson Serbia, andaj shkaktohet luhatje në frekuenca, gjë që e çrregullon edhe orët e energjisë.

Toepfer është caktuar për këtë çështje bashkësia e organizatave të energjisë “Energy Community” në Vjenë (EC).

Klaus Toepfer

Anëtarët e saj janë të obliguar që të përshtatin politikat e tyre të energjisë me të drejtën europiane.

Në dhjetor qeveria gjermane i ka kërkuar EC’së që qendra e saj për zgjidhjen e kontesteve të zgjidhë mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kosova do të kujdeset që luhatjet në frekuenca të ndërpriten, thotë Dirk Buschle, drejtor në Energy Community.

Kjo nënkupton që KOSTT do të marrë më energji nga rrjeti europian pa nënshkruar paraprakisht kontratë, por do të blejë energji të cilën pastaj do shpërndajë sasinë e mjaftuar në linjat ndërkombëtare.

Mirëpo, FAZ nënvizon se me këtë nuk zgjidhet problemi, e për këtë janë disa shkaqe. Ndryshe nga kompanitë e tjera të rrjetit të shpërndarjes në Europë, KOSTT nuk është anëtare e Rrjetit Euopian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Energjisë (ENSO-E). Kjo për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe 5 vendet e BE’së si Spanja e Rumania.

Si pasojë Kosova ka një rrjet në vete të transmisionit por bën pjesë në zonën e quajtur SMM ku bjënë pjesë Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.  Dhe Serbia si vend me ndikim në këtë zonë të kompensojë minusin që zona shkakton në rrjetin europian, andaj edhe ndihet kjo mungesë.

Beogradi për shkaqe politike dhe financiare nuk ka interes të pranojë që Kosova të ketë zonën e vet.

“Në fakt këto duhet të i ngarkohen rrjetit përgjegjës që në këtë rast është KOSTT”, thotë Buschle nga Energy Community.

Sekretariati i kësaj organizate për këtë ka nisur një proces për shkelje të kontratës kundër anëtarit të saj, Serbisë më një bazë juridike: “Kjo që e bën Beogradi, është kundër të drejtës europiane”.

Kontesti do të zgjidhej nëse Kosova do të bëhet anëtare e ENTSO-E, dhe kështu të ketë zonën e saj brenda rrjetit europian të operatorëve të transmisionit të energjisë, shkruan FAZ.

Me këtë rast humbjet do i faturoheshin autmatikisht Kosovës.

Në artikullin e problemit të energjisë FAZ ka pbulikuar edhe videon e 10 vjetorit të Pavarsisë

Në fakt anëtarët e ENTSO-E duke përfshirë edhe Serbinë në tetor të vitit 2015 kanë nënshkruar marrëveshjen për pranimin e Kosovës, por sipas nenit 16 kjo hyn në fuqi vetëm pasi një operator serb i shpërndarjes së energjisë në veri të Kosovë të fitojë lizenzë.

E këtu problemi i regjistrimit është se serbët nuk e njohin ligjin e Kosovës, shkruan FAZ.

“Kështu nga një problem teknik dhe biznesi kjo bëhet çështje e rëndësishme politike, që e komplikon gjetjen e zgjidhjes”, thotë Buschle.

Në fund Frankfurter Allgemine Zeitung kujton se për ti keqësuar edhe më tej gjërat, KOSTT e furnizon veriun e vendit me energji edhe pse banorët atje nuk paguajnë.

Një kohë të gjatë këtë (pagesën) e bënte pjesa tjetër e vendit, por një vendim i Gjykatës Kushtetuese e ndaloi këtë mënyrë alokimi vitin e kaluar. Humbjet prej 9,5 milionësh në rrjet dhe ato 7 deri në 10 milionë në veri, e dërgojnë KOSTT drejt shkatërrimit, thotë Buschle. /gazetametro.net

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë