Loading…
Prodhuesit e automobilave i presin gjoba drakoniane
  • 25/09/2017 | 12:39

...

Shumica e prodhuesve nuk do të jenë në gjendje të kënaqin standardin e BE për emetimin e CO2 deri në vitin 2021, prandaj do të duhet të paguajnë gjoba të mëdha, transmeton gazetametro.net.


Sipas një studimi, emrave të mëdha të industrisë së automobilave, në mes të cilëve janë Volkswagen dhe Fiat Chrysler, i kërcënojnë gjobat e mëdha shumat e të cilëve do të maten me miliarda për shkak të mosharmonizimit me kufizime të reja, të rrepta evropiane për emetimin e dyoksidit të karbonit të paralajmëruar për vitin 2021.

“Vlerësohet se vetëm katër nga 11 prodhues do t’i plotësojnë standardet e BE në vitin 2021 për emetimin e dyoksidit të karbonit, derisa të tjerët do të ballafaqohen me gjobat e larta”, kanë pretenduar hulumtuesit nga firma britanike PA Consulting në kumtesë të cilën e transmeton agjencia France Presse.

Vendet e Bashkimit Evropian  janë marrë vesh në vitin 2014 që prodhuesit e automobilave duhet të kufizojnë emetimin e CO2 në 95 gramë për kilometër te të gjithë modelet e veturave në profolion e tyre të prodhimit në afat prej shtatë viteve.

Sasia e emetimit në vitin 2015 ishte mesatarisht afër 130 gramë për kilometër, transmeton gazetametro.net.

Nëse nuk përmbushet standardi i paraparë, prodhuesit e automobilave duhet të paguajnë dënime prej 95 euro (114 dollarë) për një gram të tejkaluar të limitit, dhe kjo sasi pastaj shumëzohet me numrin e automobilave të cilat shiten në vitin 2020.

“Shumica e prodhuesve të automobilave do të ballafaqohen me dënime, sidomos ata gjerman, të cilët shpesh ofrojnë motorë të cilët ndotin më shumë”, kanë parashikuar studimet, transmeton gazetametro.net.

BMW, Volkswagen dhe Daimler gjerman, Fordi amerikan, Fiat Chrysler italiono amerikan, Peugeot Citroen (PSA) francez dhe Hyndai koreanojugor nuk do të mund të vënë nën kontroll emetimin në afatin e paraparë, shkruan në studim.

Kjo “pilulë” do të jetë e ithët sidomos për Peugeot, i cili nuk do të arrijë të përmbushë këtë cak vetëm për shkak të blerjes së Opel’it gjerman nga General Motors, vlerëson agjencia franceze.

Si prodhuesi më i madh i automobilave dhe pronari i Audi’t dhe Porsche’s, Volkswagen mund të paguaj dënim prej 1.7 miliard euro, derisa gjoba e Brukselit për Fiat Chrysler mund të arrijë deri në 1.2 miliard euro, pretendohet në parashikime.

Parashikohet se Volvo suedez, Toyota japoneze, Renault Nissan fancezo japonez dhe Jaguar Land Rover do t’i përmbushin standardet për emetim të CO2.

Prodhuesit gjerman të automobilave kanë paralajmëruar vërshimin e modeleve elektrike për vitin e ardhshëm sepse skandalet në lidhje me mashtrime në testime të emetimit të gazrave e kanë dëmtuar imazhin e modeleve dizel, për të cilat kishin premtuar se do të zvogëlojnë sasinë e CO2.

Megjithatë, teknologjia e re do të dal në treg shumë vonë për t’i kursyer kompanitë prej gjobave të larta, përfundon France Presse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë