Loading…
Profesoresha më epshore në botë
  • 03/10/2017 | 15:24

...

Ajo i joshte nxënësit, ka fjetur me gjashtë nxënës e me disa ka pasur edhe treshe!


Nëna e dy fëmijëve është dënuar me 10 vjet burgim për shkak të seksit me katër nxënës të shkollës së mesme, ndërsa edhe me ty të tjerë kishte seks në treshe.

Heather Lee Robertson (39) të enjten e kaluar ka pranuar marrëveshjen gjyqësore dhe përveç një dekade që do ta kalojë pas grillave, do të jetë përjetësisht në listën e kundërvajtësve seksual dhe do të humbë licencën e mësuesit.

Robertson ka ligjëruar në një shkollë të mesme në qytezën e Teksasit Lufkin, ku në mes të nëntorit 2016 dhe shkurtit 2017 i kishte joshur gjashtë adoleshentë me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale.

“Provat e forenzikës tregojnë se Robertson i kishte thirrur djemtë në shtëpi të saj ku kishin pasur marrëdhënie seksuale”, kanë thënë nga prokuroria e atjeshme, transmeton gazetametro.net.

Që rasti të jetë më bizarë, Robertson’i i ka lutur prindërit e njërit nxënës që ta sjellin atë deri në shtëpi të saj për t’i ndihmuar gjoja të lëvizin mobilet.

Robertson ka pasur marrëdhënie me dy nxënës në të njëjtën kohë. Njëri prej tyre i kishte pranuar policisë se gjithçka ka filluar nëpërmes të aplikimit të popullarizuar të mobilit Snapchat, dhe është kryer në shtrat. Djali e ka thirr mikun e vet, dhe pasi që Robertson kishte luajtur striptiz para tyre, dhe më pas i ka quar në shtrat.

Si viktima janë paraqitur edhe dy nxënës, ndërsa Robertson i ka pranuar të gjitha. Ajo ka thënë se nuk i ka detyruar për asgjë, e as në përdorim të detyrueshëm të prezervativit, dhe si pasojë e gjithë kësaj ishte alkoolizim i saj.

Nëna e një djali ka pranuar se ka vërejtur te djali sjellje të çuditshme, por nuk dinte se për çfarë ishte fjala derisa skandali nuk doli në opinion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë