Loading…
Profesori amerikan: Serbia nuk dallon nga koha e Milosheviqit
  • Jan 11, 2017 | 23:46

...

Gazeta e njohur The Huffington Post në një shkrim të titulluar ‘Virusi i nacionalizmit serb’, i ka bërë një analizë politikës serbe, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në bazë të një fletarresti të lëshuar nga po ky shtet, transmeton gazetametro.net


“Serbia e sotme nuk dallon shumë nga ajo e Milosheviqit, përkundër dukjes më civilizuese”, shkruan autori David L. Phillips, profesor në Columbia University në New York.

“Më 1999, Serbia okupoi 20 përqind të territorit në veri të lumit Ibër. Një mur u ngrit në Mitrovicë për ta ndarë formalisht qytetin”, shkruan Phillips.

Më tutje, gazeta thotë se veprimet e fundit të Beogradit tregojnë për vazhdim të politikës së ashpër ndaj Kosovës dhe manipulimi me fletarrestet e Interpolit është një prej tyre.

“Thënë thjesht, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është maskaradë, ndërkohë që Serbia cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”.

“Kosova duhet të kërkojë largimin e Serbisë nga Veriu i Mitrovicës si kusht për vazhdim të dialogut”, shkruan Huffington Post.

“Milosheviqi e zhvarrosi princin Lazarus, serbin që u vra në Betejën e Kosovës më 1389. Virusi i nacionalizmit serb është gjallë e shëndosh. Është koha që Princi Lazarus të varroset një herë e përgjithmonë”, përfundon autori i librit ‘Çlirimi i Kosovës: Diplomacia shtërnguese dhe intervenimi amerikan’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë