Loading…
Prokurori i Gjykatës Speciale ka një porosi për autoritetet kosovare
  • 14/11/2017 | 20:46

...

Prokurori i Specializuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, David Schwendiman, tha të hënën se autoritetet e Prishtinës duhet të bashkëpunojnë me Specialen për gjyqet e ardhshme që do të mbahen nga kjo gjykatë e re, e cila do të hapet në prill të vitit 2018.


Gjykata Speciale e Kosovës së shpejti do të fillojë të lëshojë urdhër-arreste për krime lufte, të kryera nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor të vitit 2000, në luftën e Kosovës.

Prokurori i specializuar, në një konferencë për mediat ndërkombëtare, nuk dha një datë të saktë se kur do të lëshohen urdhërarrestat e para, por paralajmëroi autoritetet e Prishtinës se ata janë të detyruar të ndihmojnë zyrën e tij, raporton agjencia spanjolle e lajmeve EFE.

Për prokurorin e Specializuar, autoritetet kosovare e kanë obligim që të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara të Kosovës, për shkak se Gjykata Speciale e Kosovës është e rregulluar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, përcjell Insajderi.

Nëse institucionet e Kosovës shmangin bashkëpunimin me Prokurorinë, ata do të “kenë punë” me gjykatën, tha Schwendiman.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë