Loading…
Prokuroria amerikane ‘bastis’ Bankën Gjermane për llogaritë e Donald Trump
  • 05/12/2017 | 18:07

...

 

Prokurori special i SHBA’së, Robert Mueller, ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Banka Gjermane që të dorëzojë raportet nga llogaritë në emër të Presidentit Donald Trump, raporton BBC, transmeton Gazeta Metro.


Mueller, i caktuar nga Prokuroria speciale për të hetuar lidhjet e Trump me Rusinë, ka dërguar një urdhër në Berlin javë më parë ku kërkohet që gjermanët të japin të dhëna për transaksionet që janë të lidhura me Presidentin Donald Trump.

‘Deutsche Bank’ më parë kishte refuzuar kërkesa të ngjashme të lëshuara nga partia demokrate amerikane. Gjithashtu, kjo bankë nuk ka dashur të komentojë për këtë rast, duke u arsyetuar që nuk jep asnjë detaj për klientët e saj.

Robert Mueller

Mueller po heton në vazhdimësi çështjen e ndikimit të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane kur fitoi Trump. Deri më tash, disa persona janë akuzuar zyrtarisht rreth kësaj çështjeje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë