Loading…
Prokuroria e Pejës ‘zbulon’ datën 32 tetor |Dokument
  • 01/11/2018 | 10:11

...

Muajt zakonisht kanë 30 apo 31 ditë, e cila gjë shpesh shkakton huti tek njerëzit, mirëpo shumë rrallë ndodhë që t’i ketë 32.

Kjo, në fakt, ndodhë vetëm për Prokurorinë Themelore të Pejës, e cila për shkak të një pakujdesie ia shtoi një ditë muajit tetor, shkruan gazetametro.net.

Kjo huqje nuk i ka shpëtuar syrit të analistit Imer Mushkolaj, i cili ka ironizuar me Prokurorinë e Pejës, duke ia atribuuar ‘zbulimin’ e datës 32.

“Prokuroria Themelore në Pejë zbulon datën 32 tetor. Urime!”, ka shkruar Mushkolaj.

Siç vërehet nga dokumentet, Prokuroria e kishte vërejtur huqjen e saj në protokollim të dokumentit, mirëpo nuk e kishte parë të rrugës që ta shtyp një dokument të ri. Të njëjtit dokument, ata i vetëm i kanë vendosur një vulë të re të protokollit.

Sidoqoftë, institucionet kosovare të akuzës, shpesh janë përfshirë në huqje të tilla. Javën e shkuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti aktakuzë ndaj një personi që kishte vdekur para 12 vitesh./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 09:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë