Loading…
Prokuroria nis hetimet ndaj ministrit, Nenad Rikalo
  • 25/05/2018 | 09:22

...

Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo edhe më tutje vazhdon të jetë pronar dhe person i autorizuar në biznesin e tij “Future System”, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ministrit Rikalo.


Në fillim të javës që vjen përmes një shorti do të përzgjidhet prokurori i cili do ta hetojë ministrin aktual të Bujqësisë Nenad Rikalo, që pavarësisht emërimit në këtë pozitë të lartë politike ai edhe më tutje vazhdon të jetë pronar dhe person i autorizuar në kompaninë e tij

“Future System”, e cila të gjitha aktivitetet e saj i ka në sektorin e bujqësisë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu, në një përgjigje me shkrim për gazetën “Zëri” ka treguar se Prokuroria Themelore ka pranuar lëndën e Rikalos nga Prokuroria Speciale, që shpejt pritet t’i ndahet një prokurori për trajtim të mëtutjeshëm.

“Ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar një lëndë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast. Lënda së shpejti do t’i ndahet një prokurori të kësaj prokurorie për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë