Loading…
Prokuroria serbe dorëzon raportin e kërkuar nga Prishtina rreth vrasjes së Ivanovicit
  • 14/02/2018 | 10:55

...

Prokuroria për Krim të Organizuar e Serbisë, sipas mediumit serb N1, ia ka dorëzuar Ministrisë serbe të Drejtësisë raportin e kërkuar nga Kosova (në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit – plotësim i yni).


Dorëzimi i raportit është bërë në përputhje me Marrëveshjen mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike. Bëhet e ditur se po sipas kësaj kërkese, nesër do të dorëzohen dokumente shtesë.

Bëhet fjalë për të dhënat dhe njoftimet që do t’i përcillen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë, i cili do t’ia dorëzojë prokurorisë së atjeshme (të Kosovës – sqarim i yni), shkruan sot “Danas” i Beogradit.

“Të gjitha të dhënat që grumbullohen Ministria e Punëve të Brendshme (bëhet fjalë për MUP-in e Serbisë, sqarim i yni) dhe organet e tjera në vazhdimësi do t’i dërgohen Zyrës së përfaqësuesit special të BE në Prishtinë”, thekson Prokuroria, transmeton Koha.net.
Po ashtu, theksohet se presin që përveç të dhënave që kanë marrë deri tash, do t’u dërgohen edhe të dhënat e tjera të grumbulluara gjatë hetimit të zhvilluar nga Prokuroria në Mitrovicë.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar më herët se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por deri më tash nuk ka arritur asnjë përgjigje, shkruan Danas, transmeton Koha.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë