Loading…
Prokuroria Speciale: Blakaj nuk u kërcënua
  • 20/08/2018 | 14:00

...

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku, e ka përsëritur edhe një herë se ish-prokurori special nuk ka raportuar asnjë kërcënim rreth hetimeve për veteranët e rremë.


Ai e ka përmendur një kërcënim në rastin e Shefqet Krasniqit, mirëpo për rastin e veteranëvë, Millaku ka thënë se nuk ka pasur kërcënim, shkruan gazetametro.net.

“Nuk më ka thënë se ka pasur kërcënime. Nëse do të kishte, janë institucionet ku duhet të denoncohen”, ka thënë Millaku.

Ndërkohë, Millaku ka folur edhe për procedurën e punës rreth hetimit dhe hartimit të aktakuzës, e cila u tha se ishte dorëzuar në Prokurori.

Sipas tij, drafti i parë ka pasur disa probleme dhe për këtë arsye ia kishte kthyer Blakajt për përmirësim. Ai në fillim, sipas Millakut, e kishte dorëzuar një aktakuzë të panënshkruar dhe tek më pas Blakaj e kishte dorëzuar të plotësuar dhe nënshkruar.

Po ashtu, Millaku sqaroi se prokurori nuk kishte pasur frikë por në Amerikë kishte thënë se po shkon pas një oferte për punë.

Kryeprokurori shtoi se nuk janë të vërteta lajmet që aktakuzë është bllokuar, por sipas tij, ajo ishte e paplotësuar dhe është kërkuar të plotësohet.

Sidoqoftë, Millaku ka përsëritur përsëri se në aktakuzë thuhet se janë 19 060 persona që, sipas Prokurorisë, janë hyrë paligjshëm në listat për pensione të veteranëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë