Loading…
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 46 personave
  • 12/10/2017 | 17:10

...

Është ngritur aktakuzë ndaj 46 personave, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore nga muaji, janar 2015 deri me 22 mars 2016, me dashje dhe me dijeni kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me 2.4 milionë euro.


Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër 46 personave për vepra penale që ndërlidhen me krim te organizuar. Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dyzetegjashtë prej të pandehurve akuzohen për vepra penale: kundër ekonomisë dhe detyrës zyrtare që ndërlidhen me krim te organizuar si dhe për njërin nga te pandehurit vetëm ne drejtim te veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Për 46 persona ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë periudhës kohore nga muaji, janar 2015 deri me 22 mars 2016, me dashje dhe me dijeni…në mënyrë shumë të sofistikuar organizojnë tri skema të punës, apo më saktë: import të kundërligjshëm përmes mosdeklarimit apo deklarimit të pasaktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe stimulansave seksual”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim i njëjti grup përmes shmangieve nga tatimet e brendshme, në bazë të së cilave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme…me shmangie të përgjithshme doganore gjithsej në shumën prej 1,66 milionë euro.

“…Dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore gjithsej në shumë prej 763,778.09  €, që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore dhe tatimore gjithsej në shumën prej 2,430,620.16”, thuhet në njoftim.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit. Këta persona mund të dënohen me nga 4 vjet burg./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë