Loading…
Prokuroria sqaron pse e liroi personin të cilit i gjeti arsenal armësh në shtëpi
  • 13/03/2018 | 16:46

...

3 ditë më parë në fshatin Mramor të Prishtinës u gjet një sasi e madhe e armëve, me to dhe aparate të lojërave të fatit. Me këtë rast ishte arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit ishte liruar në procedurë të rregullt, përcjell Gazeta Metro.


Prokuroria e Shtetit ka dhënë një sqarim lidhur me atë se pse e liroi personin që e e gjeti në atë shtëpi, gjatë kontrollit. Siç njofton Prokuroria, për këtë ngjarje kanë qenë dy persona të dyshuar, babë e bir.

E personi që është arrestuar atë ditë ka qenë babai, i cili është liruar pasi nuk ka pasur prova se ka kryer veprën penale. Ndërsa u konstatua se armët i përkisinin djalit i cili është në arrati.

Sqarimi i Prokurorisë së Shtetit:

Në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka lëshuara Urdhëresë për kontrollimin e objekteve. Gjatë zbatimit të urdhëresës dhe kontrollimit të objektit (shtëpisë) në fshatin Mramor të Prishtinës, Policia ka gjetur armë, aparate të lojërave të fatit dhe sende tjera. Prokurori i Shtetit, vazhdimisht para, gjatë dhe pas kontrollit ka qenë në kontakt me Policinë. Të dyshuar për kryerjen e veprave penale në rastin konkret kanë qenë RR.G. dhe B.G. (babë dhe birë).

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka hasur vetëm të dyshuarin RR.G., babai i të dyshuarit B.G. Ndërsa, i dyshuari B.G. nuk ka qenë në shtëpi dhe për kundër përpjekjeve të Policisë që të njëjtin ta arrestojnë, duke kontrolluar edhe lokacione tjera, ka qenë i paarritshëm për policinë që të arrestohet. Me urdhëresë të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari RR.G.

Prokurori i Shtetit, bazuar në « informacionet që kanë të bëjnë me rastin, ka gjet se, shtëpia, armët, aparatet e lojërave të fatit dhe sende të tjera, ishin të dyshuarit B.G, i cili jeton ndaras nga prindi i tij, RR.G. Meqenëse, për të dyshuarin RR.G., Prokurori i Shtetit nuk ka pasur prova të mjaftueshme se, ishte posedues i sendeve të cekura më lartë, ka vendosur që ndaj të dyshuarin RR.G. procedura penale të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Ndërsa, B.G. i dyshuari kryesor, është në kërkim të policisë. Në rastin konkret, procedura penale është duke vazhduar, bazuar në provat dhe faktet që ka mbledhur deri më tani Prokurori i Shtetit.

Në aksionin e Policisë të koduar “YJET”, janë konfiskuar:

7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm,

1 armë e shkurtë TT,

33 fishekë,

1 kuti për pastrimin e armëve,

1 Llap Top,

1 palë Dylbi,

1 rryp mbajtës për fishek

1 veturë gjip Chevrolet Suburban,

81 lloje të aparateve (dyshohet të pa doganuara),

59 monitorë të aparateve të lojërave të fatit,

12 aceptor të aparateve,

36 pjesë të ndryshme të aparateve të lojërave të fatit.

Me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i cili pas marrjes së deklaratës të tij me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë