Prokuroria ka zbuluar dyshimet e para për aksidentin fatal në Mramor ku vdiqën tre persona ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar.
Në mesin e të aksidentuarve ishte edhe ambasadorja turke, Kivilcim Kilic, shkruan gazetametro.net
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka thënë se sipas vendit të ngjarjes shkaktar i aksidentit ka qenë tejkalimi.
Ai tha se edhe pse tejkalimi në atë pjesë ka qenë i lejuar, vozitësi nuk e ka matur mundësinë për tejkalim.
”Jam informuar nga prokurori kujdestar se sipas vendit të ngjarjes, shkak i aksidentit është tejkalimi nga vetura ku mbetën të vdekur tre persona, edhe pse në atë pjesë tejkalimi ka qenë i lejueshëm’’, tha Beka ” /gazetametro.net