Loading…
Promotori i Joshuas tregon se kur do të ndodh dueli me Furyn
  • 14/12/2017 | 18:21

...

Promotori i Athony Joshuas, Eddie Hear, ka thënë se Tyson Fury do të ketë mundësinë të përballet me Anthony Joshuan.


Mirëpo, Hearn ka paralajmëruar që fillimisht Fury të kthehet në ring dhe të fitojë 2 duele kundër bashkëkombësve të tij.

Më të martën, Furyt i sakdoi pezullimi prej 2 vitesh për që i ishte shqiptuar për shkak të përdoorimit të stimulantëve të ndaluar.

Fury pritet të rimarrë licencën e boksierit në muajin janar.

“Duke se është e pashmangshme që do e shohim atë të rikthehet në boks, dhe kjo është madhështore për sportin”, tha ai.

“Kemi 3 duele për të. Së pari mund të rikthehet me duelin kundër Dillian Whyte, pastaj me Tony Bellew dhe atëherë mund të përballet me Anthony Joshuan”, u shpreh Hearn.

Dueli Joshua-Fury vlerësohet se do të jetë përballja më e madhe në historinë e boksit të Britanisë së Madhe.

Hearn e konfirmoi se tashme ka biseduar me Furyn rreth një dueli të mundshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë