Loading…
Promovohet libri “Kultura politike e Kosovës”
  • 12/01/2018 | 08:18

...

Sot promovohet libri “Kultura Politike e Kosovës”, i autorit Behar Haziri.


Libri “Kultura politike e Kosovës” i autorit Behar Haziri, është një libër studimor nga fusha e shkencave politike, ku në qendër të studimit ka analizën e sjelljes, qëndrimit, besimit dhe vlerave të qytetarit kundrejt institucioneve dhe të pjesëmarrësve politik që janë të kyçur brenda institucioneve politike në Kosovë.

Rëndësia e këtij studimi shkencor është qasja që problemi i analizës shtrohet nga analiza empirike, si një nevojë e domosdoshme për të shpjeguar çështjet serioze dhe shumë komplekse të sistemit politik siç është kultura politike, dhe të problemit të stabilitetit politik në shoqëritë e ndara thellësisht siç shpjegohet nga modeli i demokracisë konsociative dhe që ballafaqohet Republika e Kosovës./gazetameto.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë