Loading…
Pronari i PSG’së nën hetime nga Prokuroria zvicerane
  • 12/10/2017 | 16:25

...

Pronari i klubit francez, PSG, Nasser Al-Khelaifi, është duke u hetuar nga Prokuroria e Zvicrës nën dyshimet për dhënie të ryshfetit, raporton BBC, transmeton gazetametro.net


Hetimet ndërlidhen me rastin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Fifas, Jerome Valcke, lidhur me shitjen e të drejtave të transmetimit të ndeshjeve televizioneve Bein Sports, televizion ku sheiku nga Katari është pronar.

Sipas dyshimeve, Valcke ka përfituar nga Al-Khelaifi para apo përfitime materiale në formë tjetër lidhur me transmetimet e kampionateve botërore 2018, 2022, 2026 dhe 2030.

Hetimet nga Al-Khelaifit po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet në Francë, Greqi, Itali dhe Spanjë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë