Loading…
Propaganda ruse: Xhirohen filma milionësh për Kosovën
  • 02/08/2018 | 09:59

...

Ministria e kulturës e Serbisë ka ndarë për xhirimin e filmit Linja Ballkanike 24.880.000 dinarë (210.000 euro), duke e konsideruar si projekt me rëndësi kombëtare


Kinematografia ruse po xhiron dy filma të shtrenjtë me rastin e 20-vjetorit të operacionit “Marshi” të parashutistëve rusë nga BeH-ja në  aeroportin e Prishtinës, në qershor të vitit 1999, shkruan Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Ngjarjen e filmave e përcjell fushata anti-NATO dhe përfshirja e aktorëve serbë në legalizimin e aneksimit të Krimesë.

“Tregimi është bazuar në ngjarje të vërteta!”, thotë kompania ruse e filmit Upgrade Vision dhe kështu paralajmëron “dramën heroike” Linja Ballkanike, e cila në fillim të vitit 2019 do t’i prezantohet publikut në 20 vende:

“Është viti 1999. NATO bombardon Serbinë dhe ua lë Kosovën për plaçkitje banditëve shqiptarë. Rusisë i është ofruar një rol turpshëm i vogël në gjidhjen e konfliktit në Kosovë. Aeroporti i Sllatinës kalon nën kontrollin e komandantit shqiptar Smuk. Nga Bosja në marshin e Kosovës të gjatë 600 kilometra niset bataljoni rus. Detyra  tyre është jo vetëm kontrolli i aeroportit, por edhe shkatërrimi i strofullës së Smukut dhe lirimi i vajzë Shatalova, të cilën banditët e kanë kapur për trafikim orgnesh. Rusia pas Perestrojkës ka kuptuar se ka interesat e saj, të cilët duhet t’i mbrojë. Ka filluar epoka e re”, shpjegon përmbajtjen e filmit kompania Upgrade Vision.

Ekipit të aktorëve, ndër të cilët disa janë serbë, u është bashkuar edhe Emir Kusturica, të cilit Vladimir Putini, në vitin 2016, i ka dhënë “Dekoratën e miqësisë” për “merita të veçantanë forcimin e paqs dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve” (bartës të kësaj dekorate prestigjioze në Serbi janë Ivica Daçiq, Nenad Popoviq e Tomislav Nikoliq).

Evropa e Lirë bën të ditur se Ministria e kulturës e Serbisë ka ndarë për xhirimin e filmit Linja Ballkanike 24.880.000 dinarë (210.000 euro), duke e konsideruar si projekt me rëndësi kombëtare. Buxheti i tërësishëm i filmit është vlerësuar në 230 milionë rubla (mbi 3 milionë euro), ndërsa fitimi i pritur është 525 milionë (mbi 7 milionë euro).

Analisti ushtarak nga Beogradi Aleksandar Radiq mendon se ngjarjet ballkanike në kinematografi shpesh janë paraqitur si grumbull stereotipesj, ndërsa toni i përgjithshem i debatit publik 20 vjet pas luftës konfirmon se kjo politikë ende gjallëron.

“Filmat e bazuar në ngjarje të vërteta shpesh i përshtaten ideologjisë së caktuar. Mendoj se tregimi mbi marshin e bataljonit rus nga Bosnja në Kosovë është vetëm njëri prej këtyre shembujve. Në vitin 1999 pos demonstrimit të vullnetit politik rus nuk ka pasur ndonjë rëndësi tjetër. Por, kinematografia ruse krijon pamjen e cila i është përshtatur formës së re të pikëpamjeve politike ruse”, thotë ai. Radiq vë në dukje se ushtarët rusë kanë arritur në Kosovë gjatë periudhës kalimtare, kur në aeroportin e Prishtinës kanë qenë forcat serbe. “Për serbët, marshi rus ka pasur para së gjithash efekt psikologjik, por ai ka zgjatur shkurt, sepse shumë prej tyre janë detyruar ta braktisin Kosovën”, thotë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë