Loading…
Prostituta çon në pranga bossin shqiptar të prostitucionit në Milano
  • 19/06/2017 | 20:51

...

Guximi i një prostitute duke bashkëpunuar me policinë italiane ka çuar në pranga dy shqiptarë, të cilët kishin ngritur një unazë të madhe prostitucioni rreth rrugës “Monte Rosa” në Milano.


Në pranga ka përfunduar Indrit Arapi, 34 vjeç, “bosi” i grupit dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Gentjan Hoxha, 45 vjeç. Arapi është dënuar me 4 vite e një muaj burg, ndërsa Hoxha me 3 vite e 8 muaj burg, raortojnë sot mediat lokale.

Pjesa tjetër e grupit dyshohet të jetë arratisur në Shqipëri pas dënimeve të dhëna ndaj tyre vitin e shkuar.

Vajzat rriheshin barbarisht dhe vetëm pas episodit të njëqindtë të dhunës, siç shkruajnë mediat italiane, prostituta me orgjinë shqiptare është detyruar të bëjë denoncimin në polici. Ajo është strehuar tek të afërmit në periferi të qytetit dhe më pas ka denoncuar shqiptarët.

Arapi ishte drejtuesi i grupit, i cili merrte apartamente me qira ku kryhej aktiviteti. Hoxha ndërkohë kontrollonte femrat gjatë punës së tyre. Pas akteve seksuale, klientëve u ofroheshin edhe doza kokaine.

Të paktën 7 apartamente janë zbuluar ku ushtrohej aktivitetin nga viktimat e tyre, ndërkohë që banda shqyhej për ndërrimet e shpeshta të makinave dhe të numrave të telefonit. Madje, në disa raste makinat ndërroheshin brenda 20 ditëve.

Hoxha ishte në krye të rekrutimit të vajzave në Shqipëri apo Rumani, duke përdorur ndërmjetësit të cilët janë paguar rreth 800 € (përfshirë udhëtimet). Pasi të mbërrinin në Itali, secila prej vajzave duhet të “kalonin një provim”. Në rast se nuk pëlqeheshin nga shfrytëzuesit, ktheheshin në shtëpi.

Vajzat janë marrë në Itali me vizë turistike. Dy të arrestuarit kanë precedentë penalë, pasi në vitin 2006 janë dënuar për trafik droge në Torino./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë