Loading…
Protesta që mbështeti ndryshimin e kufijve të Kosovës
  • Nga

  • MERO BAZE

  • 29/09/2018 | 21:05

...

Protesta e sotme në Kosovë, e thirrur kundër presidentit Hashim Thaçi, që po tenton një marrëveshje personale për ndryshimin e kufijëve të Kosovës, paradoksalisht i dha mbështetje Albin Kurtit ta udhëheqë procesin e ndryshimit të kufijëve.


Për të gjitha ato arsye që ne i trembemi aventurës së Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiçin, nën garancitë e paqarta të stafit të ri të presidentit Trump, protesta e sotme duhet të jepte mesazhin e paprekshmërisë së shtetit të ri të Kosovës, simboleve të tij, kufijëve të
tij konvecionalë, dhe të dëshmohej se çdo personalitet politik në Kosovë që tenton të tjetërsojë kujtë e saj të tuar me gjak, do të dështojë.

Por protesta në Kosovë u zhvillua nën amurin kombëtar të Shqipërisë dhe nën himnin e amurit t Shqipërisë, duke zhdukur nga qarkullimi simbolet e shtetit të ri të Kosovës, dhe çka është më e rëndësishme, identitetin e saj të ri si shteti i dytë shqiptar. Protesta ishte një manifestim i zjarrtë për ndryshimin e kufijëve, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në këtë histori, pse jo dhe për ato detajet e marrëveshjeve skicë të Hashim Thaçit me Vuçiçin. Atëhere në këtë rast lind pyetja se cili është qëllimi i protestës së
sotme?

Protesta u thirr për të mbrojtur Kosovën nga Hashimi dhe përfundoi që duhet ta bashkojë me Shqipërinë, Albini. Ashtu si në takimin me Sali Berishën, duket se Albin Kurti nuk është i shqetësuar nga teza e ndryshimit të kufijëve të Hashim Thaçit, që është shumë e rrezikshme, por është i shqetësuar nga besimi, se ajo që po bën Thaçi mund ta bëjë atë realitet, dhe ai e shikon këtë si Beteja e sotme reale e protestës në Prishtinë, nuk ishte siç u tha, mbrojtja e kujëve nga Hashimi, por fakti që shqiptarët ja besojnë Albinit ndryshimin e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë, dhe jo Hashim Thaçit.

Mund të jetë dhe kështu. Dhe unë besoj se Kurti është më i zoti për
këtë punën e bashkimit, se e ka dhe teori të vjetër të partisë së tij. Por protesta e sotme, ishte për mos prekjen e kufijëve, jo për prekjen e kufijëve dhe bashkimin me Shqipërinë. Kurti është i lire të bëjë çdo ditë protesta për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Prishtinë, por jo t’i nisë si protesta për mos prekje kujsh, por t’i deklarojë ashtu si i bën.

Se kështu si u bë, ishte një garë mes Kurtit dhe Thaçit, kush i prish më parë kujtë dhe nuk ishte ashtu siç u lajmërua, si protestë për të mbrojtur kujtë e Kosovës. Është siç thuhet në një fjalë të urtë shqiptare: Hiqjani Hashimit, jepjani Albinit! Dhe në kushtet kur çështja e kujëve ka ndarë Europën nga SHBA në çështjen e Kosovës, protesta e sotme, në vend të dëshmonte mungesnë e mbështetjes së Hashim Thaçit, dëshmoi të kundërtën, mbështjen që Albin Kurti ka për të bërë të njëjtën gjë. Biles atë që në Europë e SHBA akoma nuk duan ta dëgjojnë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë