Loading…
Protestë masive në Barcelonë
  • 11/11/2017 | 23:08

...

Qindra-mijëra qytetarë protestuan sot në Barcelonë, për të kërkuar lirimin e tetë anëtarëve të qeverisë së rrëzuar katalonase të presidentit Carles Puigdemont.


Shumë pjesëmarrës mbanin në duar pankarta ku shkruhej ”Liri për të burgosurit politikë”, ndërkohë që shumë të tjerë valëvitnin Esteladan, flamurin e lëvizjes katalonase për pavarësi.

Qeveria katalonase u rrëzua nga Madridi pasi Parlamenti rajonal miratoi në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Katalonisë, më 27 tetor.

Që nga ajo kohë, qeveria katalonase dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, janë akuzuar për rebelim dhe abuzime me fondet publike si edhe për rolin e tyre në nxitjen e pavarësisë së rajonit.

Tetë politikanë mbahen ende të ndaluar, kurse lideri Carles Puigdemont me disa anëtar të qeverisë, janë në Belgjikë, ndaj të cilëve është lëshuar arrest ndërkombëtar.

Protesta e sotme ishte nga më masivet, pasi raportohet se në sheshin e Barcelonës ishin gati 1 milion qytetarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë