Loading…
Protestohet për vezët që vinë nga Shqipëria
  • 13/06/2017 | 08:11

...

Shoqata e Shpendarëve të Kosovës do të protestojë sot para Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me dyshimin e cilësisë së vezëve që vinë nga Shqipëria në Kosovë.


Anëtari i bordit të shoqatës dhe fermeri, Sabit Rama, ka thënë për KosovaPress, se protesta do të fillojë në ora 09:00.

Ai ka thënë se dyshojnë në cilësinë e vezëve të Shqipërisë.

“Si ka mundësi 30 kokrra vezë në Shqipëri të shiten 3 euro, ndërsa vezët që vinë nga ky vend në Kosovë, shiten 1 euro e 49 cent”.

Sipas tij, Dogana dhe AUVK-u nuk kanë bërë kontrolle të këtyre vezëve. Ky çmim sipas Ramës, po dëmton edhe prodhuesit vendor.

“ Dëmi i prodhuesve vendor është diku 15 mijë euro në ditë”, tha Rama.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë