Loading…
Protestohet për vrasjen e nënës me të bijën
  • 10/08/2018 | 08:59

...

Sot në qytetin e Gjakovës do të protestohet për nënë dhe të bijën e vrarë para vetëm 3 ditës.


Kjo protestë është organizuar që të kërkohet përgjegjësi nga institucionet kosovare për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

“Individ e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar kërkojnë t’i japet fund dhunës dhe t’u thon të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!”

“Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Vrasja e dyfishtë  dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i gruas 40 vjeçare, i cili është dërguar në spitalin e Gjakovës  gjatë ditës së djeshme./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë