Loading…
Provokimi simpatik që Selim Pacolli i bën Vetëvendosjes
  • 13/10/2017 | 13:57

...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR-ja, Selim Pacolli ka vazhduar fushatën duke shpërndarë broshura me programin e tij në pikat që Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur në kryeqytet për t’i bërë fushatë kundërkandidatit të Pacollit, kryetarit të tanishëm, Shpend Ahmetit, shkruan Gazeta Metro.


Ky provokim simpatik i Pacollit vjen në ditën e njëzet e tretë të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku padyshim që kryeqytetit ka rëndësi të veçantë në përcaktimin e forcave politike në vend.

LEXO EDHE: Arbër Vllahiu publikon programin: Prishtina pjesë e metropoleve. 

Pacolli gjatë fushatës poashtu është parë duke u shërbyer qytetarëve si taksit si dhe duke vozitur kamionin e mbeturinave. Ai thotë që Prishtina nuk ka nevojë për një politikan, por për një menaxher siç është ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë