Loading…
PSD akuzon VV’në: Po silleni si qeverisja e Mustafës, tani keni edhe aferën ‘Pronto’ sikurse PDK’ja
  • 11/07/2018 | 20:54

...

Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes VV-së dhe PSD-së po vazhdon.

Asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, tha se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi. Ai përmendi edhe incizimet e Vetëvendosjes, ish-partisë së tij, duke ju referuar si “Afera Pronto e Vetëvendosjes”, e në të cilët protagonistë janë Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi,.

Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.

“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai. “Këtë e kanë vetëm për punësime dhe Noli është i njohur për këtë, e përmenda edhe më herët. Noli është shumë me fat që ende nuk i ka dalë ndonjë përgjim”, tha Azemi në KTV.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë