Loading…
PSD’ja i mbledh të gjitha partitë, diskutojnë për zgjedhje
  • 20/06/2018 | 08:29

...

Partia Socialdemokrate sot mbledh të gjitha partitë politike për të diskutuar rreth çështjeve të rëndësishme për vendin, por duke mos lënë anash as zgjedhjet.


Diskutimi për konsensusin mbi çështje të mëdha e ka kërkuar pozita, ndërkohë që opozitarët janë më të interesuar të flasin për zgjedhje, shkruan gazetametro.net.

Përfaqësuesit e të gjitha partive për të diskutuar për këto tema do të ulen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ky takim i thirrur nga PSD ishte paraparë të mbahej të hënën, mirëpo varrimi i babait të kryeministrit ka shtyrë atë. Kështu, ajo do të mbahet sot.

Ndërkohë, të gjitha partitë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën parti po ka probleme PSD’ja.

Ndryshe, PSD bëhet partia e radhës që thirr këtë tryezë gjithëpartiake, pasi para tyre e kanë bërë të gjitha partitë më të mëdha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë