Loading…
PSD’ja paralajmëron se do ta ndalë Thaçin që të mos marrë pjesë në takimin e 18 korrikut në Bruksel
  • 12/07/2018 | 18:42

...

Presidenti i vendit duket se do ta ketë probleme me opozitën kosovare në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë , kështu pasi paralajmërimit nga Partia Socialdemokrate e Kosovës se do të ketë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend ndaj presidentit Thaçi për t’ia rikujtuar se nuk është personi i mandatar për të shkuar si udhëheqës në dialogun me Serbinë.


Kështu po deklaron nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ai po thotë se përmes kësaj seance ky grup parlamentar synon ndalimin e kreut të shtetit të shkojë në dialog me Serbinë, më sakt me datën 18 korrik ku është paralajmëruar takimi i rradhës me presidentin serb Aleksandar Vucic.

“Po është e qartë që tashmë këto takimet në mes të presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë Vuçiq janë shpeshtuar goxha shumë edhe ne përmes kësaj seance të jashtëzakonshme të cilën po synojmë ta bëjmë bashkë me LDK-në dhe LVV-në, duam që të diskutojmë në Kuvendin e Kosovës dhe të qartësohet se aktualisht Hashim Thaçi edhe pse është president i Republikës nuk ka mandat për sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë. Në anën tjetër nuk ka as platformë, nuk ka as substancë për këtë dialog dhe më keq se kaq në këto takime që po i bënë me Aleksandër Vuçiqin asnjëherë nuk ka treguar institucionalisht e as publikisht për atë se çfarë apo çka ka folur dhe për atë se pse po shkon dhe në emër të kujt po shkon”, tha Ymeri.

Ymeri po ashtu ka shtuar se kjo seancë po bëhet edhe për një qëllim tjetër që sipas tij të diskutojë për  platformën shtetërore për procesin e dialogut dhe udhëheqjen ta marrë Kuvendi dhe të arrihet një unitet mbarë shoqëror për këtë proces.

“Pra, së pari se si duhet organizuar kjo fazë e dialogut dhe për çfarë duhet folur dhe për çka nuk duhet folur me Republikën e Serbisë, cilat janë vijat e kuqe të Kosovës, sepse domosdoshmërisht duhet të kemi vija të kuqe në këtë proces të dialogut dhe pastaj edhe kush do duhej të udhëhiqte këtë proces të dialogut. Kush do duhej të ishte përfaqësimi i Kosovës në këtë proces të dialogut. Gjithnjë duke marrë parasysh që rolin udhëheqës dhe vendimmarrës duhet ta ketë Kuvendi i Kosovës. Seanca e jashtëzakonshme ka për qëllim pra, që edhe ta dëshmoj e ta publikoj, e ta qartësoj se aktualisht Hashim Thaçi nuk ka mandat për një gjë të tillë dhe në anën tjetër duhet të diskutojmë domosdoshmërisht për substancën, pra platformën shtetërore, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës t’i ravijëzoj vijat e kuqe dhe kornizën e diskutimeve me Serbinë”, theksoi ai.

Numri dy i PSD-së vlerëson se Kuvendi i Kosovës duhet ta miratojë me dy të tretat e deputetëve platformën shtetërore sa i përket dialogut dhe vetëm pastaj të flet për përfaqësimin në këtë dialog, i cili po ashtu duhet të miratohet me dy të tretat e deputetëve. Sepse sipas tij, vetëm kjo siguron legjitimitet të këtij procesi.

“Kështu edhe e sigurojmë që do të kemi legjitimitet për procesin e dialogut dhe në anën tjetër përmes pikës së katër themelimit të një komisioni që do ta mbikëqyrë procesin e dialogut Kuvendi i Kosovës e merr përgjegjësinë për ta mbikëqyrë këtë proces në secilën fazë në mënyrë që t’i parandalojë çfarëdo dëmi që mund t’i shkaktohet Kosovës qoftë në aspektin e sovranitetit, qoftë në aspektin e kontrollit mbi territorit dhe kufijtë qoftë mbi aspektin e dinamizimit të funksionimit të brendshëm shoqëror e politik”, u shpreh Ymeri për KP.

 

Këtë nismë të PSD-së, Ymeri tha se po pret ta mbështesin edhe dy partitë tjera opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë