Loading…
Pse banesa e Benjamin Franklin u gjet plot me trupa njerëzish pas vdekjes së tij (Foto)
  • 19/09/2017 | 22:21

...

Dy dekada para se burrështetasi amerikan, Benjamin Franklin, të merrte pjesë në shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë, ai kishte jetuar në një shtëpi në Londër. Më 1776, Franklin ishte zhvendosur në Amerikë, kurse 200 vite më vonë u gjetën 15 skelete trupash brenda banesës në Angli, transmeton Gazeta Metro.


Më 1998, gjatë një gërmimi para se shtëpia e Franklin të kthehej në muze, do të gjenden 1200 copë skeletesh. Disa prej trupave, pas analizave, u përcaktua se i përkisnin fëmijëve, kurse analizat kanë treguar se trupat kishin vdekur pikërisht në kohën kur aty kishte banuar Benjamin Franklin.

The Guardian më 2003 kishte shkruar se në këtë banesë, shoku i Franklin kishte mbajtur disa kurse të anatomisë, gjë që e bën këtë gjetje edhe më shokuese, pasi në atë kohë, mësimet për anatominë kishin reputacion të keq.

Sipas hulumtimeve, shoku i Franklin kishte hapur varre pranë vendit dhe eshtrat i kishte marrë në banesë për studime, duke mos i kthyer asnjëherë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë