Loading…
Pse bizneset e reja në Kosovë, nuk mund të marrin kredi
  • 03/09/2017 | 17:29

...

Një pronar i një biznesi të sapo hapur nuk mund të marrë kredi në bankat komerciale të Kosovës, kjo së paku pa i pasur 6 muaj ekzistencë. Përveç kësaj, bizneset në vend ankohen se kanë vështirësi të gjejnë staf të kualifikuar, por edhe treg për produktet që ata prodhojnë.


Bizneset e vogla dhe të mesme në vend po vazhdojnë të ballafaqohen me problemin e qasjes në financa, por edhe me sigurimin e stafit të kualifikuar.

Sipas Olivera Cenit, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nga 100 ndërmarrje sa i kanë anketuar, kanë gjetur se 43 për qind e ndërmarrjeve të mesme kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar.

Nga ky numër, 44 për qind e ndërmarrjeve të vogla potencojnë se kostoja e prodhimit paraqet sfidën e tyre më të madhe derisa 33 për qind e mikrondërmarrjeve thonë se kanë problem me gjetjen e konsumatorëve.

Ceni nga OEK-u thotë se në vazhdimësi nga bizneset është potencuar qasja e vështirë në financa.

“Ne kemi anketuar 7 banka komerciale në Kosovë dhe 6 institucione mikrofinanciare për të krahasuar kërkesën e ofertën në treg dhe kemi gjetur se edhe më tej kusht i bankave është që së paku këto biznese të vogla dhe të mesme të jenë ekzistuese më shumë se gjashtë muaj, në mënyrë që të japin pastaj kredi. Është e vërtetë që Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për mbështetjen e sektorit të bizneseve, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap te sektori bankar në mënyrë që t’ua lehtësojë marrjen e kredive apo t’ua mundësojë që ky kriter të hiqet nga bankat për marrjen e kredive”, ka thënë Olivera Ceni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë