Loading…
Pse duhet ushqyer fëmijën me gji?
  • Jan 11, 2017 | 15:06

...

Jo ilaçeve, jo kafesë, jo ushqimeve pikante, madje asnjë dhimbje e lehtë dhëmbi nuk lejohet.


Jo ilaçeve, jo kafesë, jo ushqimeve pikante, madje asnjë dhimbje e lehtë dhëmbi nuk lejohet. Një nënë që ushqen me gji fëmijën e saj duhet të jetë një figurë “engjëllore” për fëmijën, krejtësisht e “pastër” dhe pa asnjë lloj sëmundjeje në trup. Por në të vërtetë nuk është kështu: kur ushqen të voglin me gji mund të bësh një jetë fare normale, ku lejohet të sëmuresh dhe mbi të gjitha të kurohesh, por edhe të ushqehesh mirë, pa e kaluar masën.

Shpesh bindjet e gabuara që qarkullojnë apo që mësojmë nga të tjerët na bëjnë të heqim dorë nga një periudhë kaq e rëndësishme, siç është ushqyerja e fëmijës me gji dhe përfitimet prej saj. “Shpesh të mendosh se nuk mund ta ushqesh fëmijën me gji është një problem vetëvlerësimi”, – shpjegojnë pediatrit dhe specialistët që merren me ushqyerjen e të vegjëlve me gji.

Vetëm dy gra në 10 000 nuk kanë qumësht, të tjerat 9998 janë të gjitha në gjendje të ushqejnë fëmijën me gji, por ndoshta nuk e dinë, raporton suplementi Ndryshe i gazetës Shqip.  Edhe pse i dinë avantazhet, shumë prej tyre nuk arrijnë ta bëjnë, ndoshta sepse nuk janë të informuara se si funksionon trupi i tyre. Me ndihmën e mjekëve mund të zbuloni gjithçka të vërtetë apo të rremë mbi ushqyerjen me gji.

Ushqimet që nuk lejohen: hudhra, qepa, lakra, brokoli

E pavërtetë: Një grua që ushqen fëmijën me gji duhet t’i konsumojë të gjitha ushqimet, e rëndësishme është të mos e tejkalojë masën. Nuk ka ushqime të ndaluara, edhe pse në jetën e tij në barkun e nënës, fëmija mësohet me shijet, kripërat dhe erëzat. Sa më shumë variacion ushqimi të përdorë nëna, aq më shumë qumështi ndryshon shijen, duke e bërë më të shijshëm për fëmijën.

Kur ushqen me gji duhet të hash shumë ushqim

E vërtetë dhe e gabuar: Një nënë “prodhon” mesatarisht nga 750 ml deri në një litër qumësht, dhe për këtë ka nevojë për rreth 500-700 kalori më tepër, që mund të merren vetëm duke shtuar një porcion të vogël ushqimi. E rëndësishme nuk është të hash shumë, por të hash në mënyrë të shëndetshme.

Një gotë alkool nuk të bën keq

E vërtetë: Një gotë verë në vakt, sidomos në drekë është plotësisht e lejueshme, por gjithmonë duhet të kemi parasysh që të mos i japim gji fëmijës menjëherë pasi kemi pirë alkool.

Kafeja dhe çaji duhen evituar

E gabuar: Nuk ka evidencë shkencore që duhen ndaluar. Nëse e ndieni që ju bëjnë mirë, mund të pini pa problem deri në katër kafe në ditë.

Gjatë ciklit menstrual nuk duhet t’i japësh gji fëmijës

E gabuar: Nëse ushqen fëmijën me gji në mënyrë korrekte, në përgjithësi nuk të është rikthyer ende cikli menstrual. Ka disa nëna tek të cilat rikthen shpejt pas lindjes, por kjo nuk interferon me qumështin dhe fëmijën.

Ndalohet pirja e duhanit

E vërtetë: Është një rast i mirë për të lënë duhanin, madje kjo duhet bërë që kur ngelesh shtatzënë. Është e rëndësishme të krijosh një ambient të pastër pa tym duhani. Nëse e keni të pamundur të rezistoni, një cigare në ditë edhe mund t’ia lejoni vetes, por gjithmonë larg fëmijës dhe ambientit ku ai qëndron.

Ilaçet dhe sëmundjet

Pas anestezisë lokale ose të përgjithshme nuk duhet të ushqesh fëmijën

E gabuar: Mund të nisësh t’i japësh gji fëmijës menjëherë pas anestezisë.

Nuk duhen marrë ilaçe gjatë ushqyerjes me gji

E gabuar: Varet nga ilaçi, duke kujtuar se 1-2% kalojnë tek qumështi, dhe për çdo ilaçe ekziston një alternativë e mundshme për ushqyerjen me gji.

Ka antidepresivë që duhen marrë

E vërtetë: Ka disa ilaçe që lejohen, megjithatë është gjithmonë mirë të mos ndërpritet ushqyerja me gji nëse është e nevojshme, sepse kjo nuk bën gjë tjetër veçse do të rrisë frustrimin e  gruas.

Në rast temperature, ftohjeje apo diarreje të nënës është mirë të mos ushqesh me qumësht

E rreme: Nëse keni temperaturë, do të thotë se infeksioni është në veprim dhe kështu që fëmija ka reaguar. Mund të merren antipiretikë, si paracetamoli apo ibuprofeni, por jo aspirina. Në rastin e aspirinës mund të procedohet qetësisht.

Nëse je e infektuar me HIV, nuk mund të ushqesh

E vërtetë: Ky është i vetmi rast kur një nënë nuk mund të ushqejë  fëmijën me gji. Gjithsesi, gratë me HIV mund të trajtohen gjatë lindjes me antiviralë që lejojnë të ushqesh me qumësht gjiri për gjashtë muaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë