Loading…
Pse është e nevojshme Joga?
  • 11/01/2017 | 14:23

...

E ashtuquajtura joga kundër plakjes së  fytyrës (Anti-age joga) nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në ekuilibrin e hormoneve të gjëndrave tiroide, që rezulton me përshtatjen e mbarë organizmit.


Joga për fytyrë

Prej 58 muskujve në fytyrë kryesisht përdorim vetëm tetë në gjuhë, e të tjerët zhduken shkaku i mosaktivitetit të tyre. Kjo sjell plakjen e hershme të lëkurës së fytyrës. Ushtrimet për fytyrë mund t’i bëni sa herë t’ju kujtohet, në mbrëmje apo në mëngjes, e ushtrimet e jogës dy herë në javë japin rezultate më të mira, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kundër vijave horizontale në ballë

Majat e gishtërinjve i vendosim në majë të ballit, nën linjën  e flokëve. Relaksojmë muskujt e fytyrës dhe me gishtërinj “ngremë” ballin që të relaksohemi. Këtë e përsërisim për dhjetë herë.

Kundër rrudhave vertikale midis vetullave

Gishtat tregues i vendosim në mes të vetullave. Shtyjmë vetullat me gishtërinjtë tregues nga anash, duke u rezistuar muskujve të ballit.

Për forcimin e ballit

Gishtat tregues i vendosim në vetulla.  Derisa ngremë lart vetulla, me gishtat tregues i shtyjmë vetullat teposhtë. I mbajmë ashtu duke numëruar deri në dhjetë. Këtë e përsërisim për disa herë.

Për forcimin e kapakëve të syve

Gishtat e mesëm i vendosim në pjesën e brendshme të syrit, e ata tregues në këndin e jashtëm dhe i shtrëngojmë. Më pas i mbyllim sytë shpejt dhe i hapim.

Për forcimin e faqeve, mjekrës dhe nofullës

Shtrihemi në shpinë, lirojmë të gjithë muskujt e trupit. Provojmë që me nofull në vazhdimësi të rrotullojmë kokën në njërën dhe anën tjetër. Hapim gojën duke formuar në O të madhe, më pas zgjerojmë këndet e gojës duke tërhequr buzët drejt dhëmbëve. E përsërisim këtë derisa ta ndjejmë se të gjithë muskujt e gojës po “punojnë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë