Loading…
Pse i duhen botës artistët?
  • 11/01/2017 | 18:47

...

Arti është rruga për ta njohur veten.


Ekziston një nevojë në të gjitha qeniet  njerëzore për të lehtësuar vetminë duke krijuar lidhje me njerëz të tjerë, duke ndarë përvojat tona të jetës dhe besimet tona me ta, mirëpo në mungesë të tyre këtë mund ta bëj edhe një artist pa e njohur fare, me krijimet e tij, qoftë me piktura, muzikë, balet e shumë mënyra tjera artistike.

Bernard Hiller, artist dhe trajner për artistë në fusha të ndryshme arti thotë në librin e tij “Stop Acting – Start Living ” se ne duhet të kuptojmë se, pavarësisht paraqitjes fizike, ne jemi të gjithë të njëjtë në dëshirat tona që  të jemi të dashur, të kuptojmë njëri-tjetrin dhe t’i pranojmë njerëzit ashtu siç janë. Kjo është arsyeja pse arti kapërcen racën, gjininë, gjuhën, fenë dhe kulturën. Përmes artit, ne ndajmë frikën, dëshirat, nevojat, shpresat, shqetesimet, e fantazitë tona.

Kur shikojmë një film, apo një shfaqje ose dëgjojmë muzikë, ne përmes tyre qajmë hallet me veten, duke i lënë ata të nxjerrin të pathënat tona përjashta. Dhembshuria, mirëkuptimi  mund të shërojë botën, dhe kjo është ajo që ne e ndjejmë shpeshherë kur shohim apo dëgjojmë vepra artistike, dhe kjo është dhurata më e madhe që ne mund t’i japim njëri-tjetrit.

Artistët janë një trashëgëmi e gjallë, që duhet të lindin, të ruhen dhe përcillen në çdo kohë, për t’i ikur monotonisë që ka jeta.  Arti ka fuqinë për të transformuar, ndriçuar, edukuar, frymëzuar dhe motivuar të tjerët.

Të jesh artist,do të thotë ta bësh të dukshëm shpirtin tënd për botën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë