Loading…
Pse kanë menstruacione gratë?
  • 08/08/2018 | 19:18

...

Një grup i specieve në tokë kanë të përbashkët një tipar misterioz: ciklin menstrual.


Ne jemi nga ata.

Majmunët, lakuriqët, njerëzit dhe me gjasë hungjatët janë kafshët e vetme në planet që kanë menstruacione, transmeton gazetametro.net

Gjithashtu ne kemi më shumë se çdo kafshë tjetër, edhe pse është shpenzim i ushqimit dhe ofron jokomoditet fizik.

Pra ku është kuptimi në këtë proces biologjik të pazakontë?

Përgjigja fillon me shtatëzëninë. Gjatë këtij procesi, burimet e trupit përdorën mençurisht për të formësuar një ambient të përshtatshëm për fetusin, duke krijuar një vend të brendshëm për një nënë që të ushqejë fëmijën që është duke u zhvilluar.

Por kjo është vetëm gjysma e tregimit. Gjysma tjetër e vë nënën dhe fëmijën në luftë. Si për gjithë qeniet e gjalla, trupi i njeriut ka evoluar për të promovuar përhapjen e gjeneve të tij. Për nënën, kjo do të thotë se duhet të përpiqet të ofrojë për të gjithë pasardhësit njësoj.

Por një nënë dhe fetusi i saj nuk kanë të njëjtat gjene saktësisht. Fetusi merr gjene nga babai gjithashtu, dhe ato gjene mund të promovojnë mbijetesën e tyre duke ekstraktuar më shumë se një ndarje të drejtë të burimeve nga nëna.

Ky konflikt evolucionar i interesave vendos nënën dhe fëmijën e saj në një luftë biologjike që bëhet brenda në mitër. Një faktor që kontribuon në këtë përleshje është placenta, organi fetal që lidhet me furnizimin e gjakut nga nëna dhe ushqen fetusin përderisa zhvillohet.

Në shumicën e gjitarëve, placenta është kufizuar prapa një barriere të qelizave amësore. Kjo barrierë ia mundëson nënës që të kontrollojë furnizimin e ushqimit në fetus. Por, te njerëzit dhe disa specie të tjera, placenta në të vërtet penetron drejt e në sistemin e qarkullimit të gjakut të nënës, për të pasur qasje direkt në gjakun e saj.

Nëpërmjet placentës së saj, fetusi pompon arteriet e nënës me hormone, që i mban ato të hapura që të ofrojnë një rrjedhje permanente të gjakut të pasur ushqyes. Një fetus me një qasje kaq të pakufizuar mund të bëjë hormone që rrisin nivelin e sheqerit në gjak te nëna, të zgjerojë arteriet e saj dhe të rris shtypjen e gjakut.

Shumica e nënave gjitare mund të përjashtojnë ose riabsorbojnë embrionet nëse e nevojshme, por te njërëzit, në momentin që fetusi është i lidhur për furnizimin me gjak, ndërprerja e asaj lidhje mund të rezultojë në hemoragji.

Nëse fetusi zhvillohet dobët ose vdes, shëndeti i nënës rrezikohet. Derisa rritet, nevoja e vazhdueshme e fetusit për resurse mund të shkaktojë lodhje, shtypje të lartë të gjakut, dhe gjendje si diabet dhe preklampsi.

Për shkak të këtyre rreziqeve, shtatëzënia është gjithmonë një investim i madh e nganjëherë i rrezikshëm. Kështu, ka kuptim që trupi duhet të skanojë me kujdes embrionët për të zbuluar cili ia vlen për ta pasur. Këto përputhet menstruacioni: Shtatëzënia fillon me një proces që quhet implantim  ku embrioni puthet në endometrium që kufizon uterusin.

Endometriumi ka evoluar që ta bëjë implantimin të vështirë, ashtu që vetëm embrionët e shëndtshëm të mund të mbijetojnë. Por duke bërë kështu, gjithashtu ka përzgjedhur embrionët më invasivvë, duke krijuar një lak kundërpërgjegjës evolutiv. Embrioni përfshihet në një dialog kompleks kohor hormonal që transferon endometriumin që të lejojë implantimin

Cfarë ndodh nëse embrioni nuk e kalon testin? Mund të arrijë të kapet, ose pjesërisht të kalojë nëpër endometrium, derisa vdes ngadalë, mund të bëjë nënën pre e infeksioneve, dhe në të njëjtën kohë mund të emetojë sinjale hormonale që të pres indet e saja.  Trupi i shmanget këtij problemi duke larguar çdo rrezik të mundshëm. Cdoherë që ovulacioni nuk rezulton në shtatëzëni të suksesshme, mitra heq qafe vijën endometriale, bashkë me ndonjë vezë të pafekonduar, ose embrion të sëmurë ose duke vdekur.

Procesi mbrojtës njihet si menstruacion, duke çuar në periodë. Ky tipar biologjik, sado bizar që mund të jetë, drejton kursin për vazhdimësinë e llojit njerëzor.

Why do women have periods?

Why do women menstruate when most animals don't?

Posted by Constantly Curious on Wednesday, 8 August 2018

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë