Loading…
Pse Koreja e Veriut e urren Amerikën? (Foto)
  • 12/08/2017 | 23:26

...

Në Korenë e Veriut janë gjuajtur më shumë bomba se sa në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Popullsia e Koresë të Veriut që 6 dekada po frymon urrejtje për SHBA, kjo propagandë po zhvillohet ende sepse kujtimi për luftën e Koresë është ende i gjallë, Ndërsa vlen të theksohet se Korea e Veriut mendërisht është ende në vitet e 50 të shekullit të kaluar.

Kores së Veriut i mungojnë shumë gjëra, por sigurisht një gjë kurrë nuk i mungon: makina efektive propagandistike, prej kopshtit të fëmijëve e deri te tekstet shkollore inkurajojnë urrejtjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me frikën e “agresorëve imperialistë” nga Washingtoni.

Propaganda është në favor dhe për atë që mund të quhet përvoja kolektive e Luftës së Koresë, në fakt, lufta është ende e pranishme në jetën e njerëzve në Korenë e Veriut – ndoshta për shkak se ajo nuk është përfunduar për shkak se një traktat i paqes nuk është përfunduar, në kufirin në paralele 38 për më shumë se gjashtë dekada, qeveria ka vetëm një armëpushim.

Mediet gjermane thonë se këtë luftë e ka filluar Korea e Veriut, trupat e të cilëve më 25 qershor të 1950 kanë kaluar paralelen e 38-të. Pheniani ka dashur që me armë të ribashkimin e gadishullit, i cili ishte pas Luftës së Dytë Botërore ndarë në Veri dhe në Jug, ndërsa pasojat ishin katastrofave.

Megjithatë, tani kur presidenti amerikan Donald Trump po kërcënon me zjarri, zemërimi dhe forcat e shfrenuara po theksojnë që Koresë të Veriut “do t’i ndodhin gjëra që konsiderohen të pamundura”.

Kur Ministri Amerikan i Mbrojtjes, James Matis e pat paralajmëruar ushtrinë e Koresë të Veriut për rrezikun për të “shkatërruar popullin e tyre”, atëherë propaganda ngjalli traumë kombëtare, pasi Koreja e Veriut ka përjetuar tashmë shkatërrim – në mes të vitit 1950 dhe vitit 1953, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton gazetametro.net.

“Për tre vite radhazi, aeroplanët amerikane e kanë sulmuar Korenë e Veriut, edhe atë pa marrë parasysh a ka pasur civil a jo”, ka shkruar historiani amerikan Brus Cummings. Këtë qilim të bombardimeve të Koresë të Veriut ai e ka quajtur si krim lufte.

Në Korenë e Veriut janë gjuajtur më shumë bomba se sa në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në periudhë re vjeçare në Korenë e Veriut kanë vdekur 20% i popullsisë, ky është vlerësimi i përgjithshëm i Curtis LeMay, i cili gjatë luftës me Korenë e Veriut ka komanduar me aeroplanët.

Në një intervistë në vitin 1984 ai ka thënë: “Ne kemi djegur çdo qytet, në këtë apo në atë mënyrë. Disa edhe në Korenë e Veriut. Gabimisht e kemi shkatërruar edhe Pusanin e Koresë së Veriut.”

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Dean Rusk, i cili në kohët e luftës ka qenë në detyrë në Azinë Lindore ka thënë “Në mes 38 paraleleve dhe kufirit kinez kemi bombarduar çdo tullë që ka qenë njëra mbi tjetrën dhe çdo gjë që ka ecur. Ne kemi qenë të pa mposhtur lart në qiell, kështu që e kemi rrafshuar Korenë e Veriut.”

Edhe kërcënimin me bombë atomike Korea e ka ditur nga gjenerali amerikan Douglas MacArthur, thotë shkruan “Deutsche Welle”. Në një intervistë në vitin 1954 ai ka shprehur zhgënjimin për shkak se atij nuk i  ishte lejuar të kryente një plan për t’i dhënë fund luftës brenda 10 ditëve. Plani i tij ka paraparët të gjuhen nga 30 deri ne 50 bomba atomike. Ai gjithashtu ka propozuar në afat të gjatë për të parandaluar kalimin e kufirit mes Koresë së Veriut dhe Kinës – vënë kobalt radioaktiv në zonën e pesë kilometra përgjatë lumit kufitar Jala. Për këtë është dashur të ndërpritet mbështetja e Kinës për Korenë e Veriut. Mirë po ky plan është penguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kombet e Bashkuara.

E vërteta e pakëndshme historike të cilën Perëndimi e ka harruar, dhe se Koreja e Veriut e kujton si sot- bien dhe masakrat, shkruan “Deutsche Welle” dhe citon shembuj: Popullata e Perëndim në vitin 1999 e ka mësuar se ushtarët amerikanë nën urë No Gun Ri kanë vra qindra civilë të cilët u përpoqën të shpëtonin veten e tyre duke ikur.

Edhe më keq kanë qenë spastrimet anti-komunistë në ushtri Koresë së Jugut, menjëherë pas shpërthimit të Luftës së Koresë, në Jugu ishte qëlluar komunistët e pretenduara dhe simpatizantët e Koresë së Veriut para syve të zyrtarëve amerikanë. Raportet dhe fotografit e këtyre krimeve për dekada janë mbajtur të fshehta, nuk janë publikuar deri në vitin 2008.

Komisioni për Zbulimin e  Vërtetës dhe Pajtimit, i themeluar gjatë presidenti të Koresë së Jugut Roh Mo-hyun, i cili ka qenë më parë një aktiviste i të drejtave të njeriut, ka vlerësuar se në spastrimet tilla janë vra 100.000 njerëz.

Ky është një vlerësim shumë konservatore, thotë Komisioni, në përputhje me mediet shtetërore gjermane, duke shtuar se për shumë nga këto masakra u fajësuar padrejtësisht Korea e Veriut./gazetametro.net

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë