Loading…
Pse Neymari refuzoi të shkëmbente fanellat me mbrojtësin e Celticut (Foto)
  • 14/09/2017 | 09:12

...

 

Ylli brazilian i PSG’së, Neymar, pati shkaktuar një incident të vogël pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Celticut, të cilën ekipi i tij e fitoi 0-5, transmeton Gazeta Metro.


Neymar, përveç që shkëmbeu disa fjalë të ashpra me mbrojtësin Anthony Ralston, refuzoi të shkëmbente fanellat, duke bërë që kundërshtarët e tij të irritoheshin nga sjellja e tij.

Mirëpo, sipas Mirror, Neymar nuk donte që dikush t’ia merrte fanellën me emrin e tij, pasi tashmë ai i kishte premtuar një fondacioni bamirësie që do ta dhuronte atë për bamirësi.

Fanella e tij, që Neymar e veshi personalisht në ndeshjen e Championsit, u shit mijëra euro, gjest i cili u përshëndet nga udhëheqësi i fondacionit, Kenneth Dalglish.

Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë, pasi PSG e bleu për 222 milionë nga Barcelona këtë verë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë