Loading…
Pse nuk protestoj sot
  • Nga

  • DIMAL BASHA

  • 29/09/2018 | 10:43

...

E para, sepse populli nuk ju ka nënshtru Presidentit Hashim Thaçi. E dyta se ka shumë më shumë arsye tjera për me protestu.


Levizja Vetëvendosje ka moton “Nje popull nuk i nënshtrohet nje njeriu,” qe mendoj është e pasinqertë sepse Thaçi nuk ka fuqi për me nënshkru marrëveshje dhe me implementu atë, që rrjedhimisht e bënë të paqëndrueshme protestën ndaj tij.

Tjetra, dhe kjo bartë bazën kryesore të kundërshtimit, unë besoj se ka 500 arsye më shumë me protestu kundër Qeverisë dhe Presidentit. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se Qeveria i ka mjetet, paret dhe vendimet për këtë vend, dhe jo Presidenti. Kemi nje Qeveri pa vizion, pa ndonjë plan për ngritje të mirëqenies, por funksionon me vendime ‘Ad Hoc’. Shkurt thënë, ka më shumë arsye me protestu kundër 53 milionëve, 100 Zëvendës Ministrave, Drejtësisë jo  kompetente… sesa me protestu kundër deklaratave të Presidentit, i cili po luan me konferenca për shtyp duke kërku vëmendje, dhe krejt tjerët po bien viktime e lojës së tij.

E fundit, justifikimi i dobët për me protestu me jep me besu se VV e ka përdorë këtë protestë për të matur pulsin pas përçarjes sesa bindjen se krejt populli ju kemi nënshtruar një Presidenti si Thaçi.

Duket qartë se Thaçi tanimë është njeriu më i padeshiruar në këto momente, dhe VV’ja e di se është targeti më i lehtë për matjen e pulsit, por asnjëherë se i frikesohet Thaçit për ndonje dëm sepse edhe njëherë, çfardo marrëveshje ndërkombetare, kërkon që 2/3 e Kuvendit ta aprovojnë për me ratifiku, që na tregon se në këto momente e benë të pamundurën.

Me permbledh tërësisht, populli nuk ju nënshtrohet Thaçit për marrëveshje sepse nuk ka pushtet, e as fuqi me arritë dhe implementu këtë marrëveshje. Dhe nëse Opozita është serioze për proteste, atëhere fillimisht duhet me protestu kundër Qeverisë sepse nga aty vjen dëmi më i madh, ku pothuajse çdo ditë abuzohet me paret e taksapaguesve, dhe krejt kjo me jep me besu se Vetëvendosje e paska organizuar protestën më shumë për vete sesa kundër Thaçit.

(Dimal Basha është gazetar i njohur dhe moderator në TV Rrokum)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë