Loading…
Pse Putini gjatë ecjes nuk e lëvizë krahun e djathtë (Foto)
  • 08/09/2017 | 22:01

...

 

Vladimir Putin është President i Federatës Ruse që prej 7 majit 2012. Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin kishte qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB’së. Këtë pozitë ai e kishte marrë nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e kishte mbajtur për një vit, transmeton Gazeta Metro.


Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tash, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin. Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB’së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Putin llogaritet si një prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai kontrollon gati të gjitha asset e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë