Loading…
Pse serbët e presin kryqin për t’u ngrirë?
  • 05/01/2017 | 18:19

...

Natën e 6 janarit, serbët në fshatra të Kosovës dhe kryesisht në ato të Serbisë Jugore e vendosin një kryq jashtë shtëpisë duke e varur diku në oborr, apo në ndonjë pjesë të jashtme të shtëpisë së tyre.

Zakonisht e largojnë kryqin nga qafa, pastaj e lagin me ujë dhe e vendosin diku, për ta pritur 7 janarin, ditën e Krishtlindjes së tyre, për ta parë se a është ngrirë kryqi apo jo.

Ngrirja e kryqit në t ë ftohtin e janarit, tregon për një vit të suksesshëm dhe të begatshëm për serbët dhe Kishën Orthodokse Serbe. Ndërsa, mos ngrirja e kryqit, paralajmëron fatkeqësi dhe vit të kobshëm për ta. Kështu besohet në masë.

Kjo është një nga bestytnitë ortodokse serbe që ruhet në mënyrë misterioze dhe nuk flitet shpesh për të, përveç me të afërmit dhe miqtë e ngushtë të familjes.

Megjithëkëtë pas këtij misteri qëndron edhe logjika. Dimri i fortë do të thotë verë e më mirë, dhe vit më i mirë për grurin dhe bujqësinë. Kjo bestytni e ka bazën te besimet e vjetra pagane, që i kanë adaptuar sllavët në shekujt e mëvonshëm 10 e deri në 14 kur edhe përfundimisht u kristianizuan në masë, nga kisha orthodokse greke. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë