Loading…
Pse Shpend Ahmeti s’merr pjesë në prezantimin e platformës së Kurtit
  • 13/01/2018 | 13:07

...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do ta marr pjesë në prezantimin e platformës së Albin Kurtit që mbahet sot. Arsyeja është se kryetari Ahmeti po qëndron në Tiranë.


Së bashku me nënkryetari Selim Pacolli ata po qëndron për vizitë në Tiranë, ku janë pritur në Bashkinë e Tiranës nga krytari Erion Veliaj.

Lajmin për vizitën në Tiranë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.

Përveç nënkryetarit Pacolli, gjatë vizitës në Tiranë, Ahmetin po e shoqërojnë edhe drejtorët komunalë.

Ahmeti viziton Tiranën: Veliaj e njofton me projektet që po realizohen

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë