Loading…
PSG dhe Monaco futen në garë për yllin e Barcelonës
  • 09/08/2018 | 17:12

...

Dy klubet franceze, Paris Saint-Germain dhe Monaco janë futur në garë për yllin e Barcelonës.

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar veror.

Sipas gazetës katalanase, Mundo Deportivo, dy gjigantët francezë do t’i kërkojnë Barcelonës që ta ulë çmimin prej 125 milionë eurosh në mënyrë që të nisin bisedimet për një transferim të tij në Ligue 1, transmeton kp.

Rakitiq ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Kroacisë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, duke e udhëhequr kombëtaren e tij drejt finales.

Por ardhja e Arturo Vidal në mesfushë, ia rrezikon seriozisht vendin në formacionin startues dhe për këtë arsye mund të ndodh që Rakitiq të kërkojë vetë largimin nga Camp Nou.

Lexo edhe:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë