Loading…
Publicisti i vetëm fshin grafitet e Oliver Ivanovicit nëpër Prishtinë: Ai ishte kriminel lufte
  • 24/09/2018 | 21:03

...

Publicisti nga Mitrovica, Fatlum Sadiku ka ndërmarrë një aksion individual për të fshirë grafitet e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq nëpër Prishtinë.

Sadiku, ditë më parë kishte reaguar në Facebook, duke u ndjerë i ofenduar nga grafitet e njeriut që është dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve. Si rrjedhojë e krimeve të tij kundër shqiptarëve, Sadiku e ka fajësuar Ivanoviqin edhe për verbimin e babait të tij.

“Ivanoviqi është dënu me 9 vjet burg për vrasje në Masakrën te Rruga e Kovaqve në Mitrovicë, më 14 prill 1999. Është fajtor pse baba m’u ka verbu komplet maslufte, pse vet i kom hupë tre gjysvjetra, pse e kom hupë banesën dhe jemi zhvendosë. A po e vreni pra, që ka një martesë t’thellë t’serbofilëve me këtë sortë politike? Ky është ofenimi ma i poshtër, ma i ligë që ka mujtë me m’u bo n’jetë”, kishte shkruar ai ditë më parë.

Ndërsa sot, ka dalë dhe ka fshirë këto grafite të tij, duke lënë mbishkrimin “kriminel” mbi ato grafite.

“Gjërat duhet thërritur në emrin përkitës, shkruan diku. Sot vetëm për këtë akt ndërgjegjësimi, bëra rrugë. Dikush tek Konviktet kishte kryer punë para meje, paçka i jam shumë falënderues. Por, në vendet tjera që pashë, mbarova vetë. Përkujtimi është akt përlavdimi it ë bëmës. E përkujtimi it ë mbuluarit këtu për përlavdim i krimeve të kryera nga dora e tij, për çka jam i thirrur të reagoj jo si shqiptar, por si njeri”, ka shkruar Sadiku në Facebook, shoqëruar me fotot nga aksioni.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë